Shoqata “Ajo”, shënon 1 Qershorin, ditën e fëmijëve

Një Qershori është dita botërore e fëmijëve, me këtë rastë Shoqata e Femrës “Ajo”, në sheshin Skenderbeu në Shkup do të organizojë një aktivitet zbavitës dhe kulturorë për argëtimin e fëmijëve. Sllogani I këtij aktiviteti është “Ne jemi të vegjël, por kemi dashuri të madhe”.  Kryetarja e  Shoqëatës “Ajo”, Leunora Kaliqi, shprehet se ideja, e këtij organizimi është, grumbullimi I të gjith fëmijëve në një vendë, si dhe relaksimi I tyre në ditën botërore të tyre.  Ajo j’u bënë thirje të gjith prindërve, edukatoreve dhe mësueseve që t’i sjellin fëmijët për t’u kënaqur.

“ Ideja e këtij aktiviteti është që kjo ditë mos të kalojë vetëm në mënyrën simbolike, por e njejta të jetë edhe një kënaqësi për fëmijët. Ne, si Shoqatë kemi organizuar shumë aktivitete modeste,  ku mendojmë se fëmijët për pos knaqësisë do të shoqërohen, njoftohen dhe do të komunikojnë me bashk moshatarët e tyre, nga vende të ndryshme. Kandi pikturimit, ku fëmijët gjatë tërë programit do të pikturojnë dhe të njejtat piktura do të shiten, ku mjetet  do t’ju shpërndahen familjeve në nevojë. Këndi I kreativitetit, ku fëmijët do të bëjnë montimin e karigeve, në mbykqyrje të arsimtarve të BTP-së. Do të ketë një Shfaqje, që do të dërgojë mesazhë për mbrojtjen e Ambientit Jetsorë, do të zhvillohet një lojë “Streetball”, mes fëmijëve,  baletë si dhe në fundë  minikoncertë. Të gjitha aktivitete do të fillojnë nga ora 12 deri në orën 17. Këtë aktivitet e zhvillojmë në bashkpunim me Komunën e Çairit”, thekson Leunora Kaliqi, kryetare e Shoqatës së Femrës “Ajo”.

Një Qershori e ka origjinën nga SHBA-të dhe Kina, në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsidesueshem femijësh jetim kinez të celebronin në festivalin e Anijes se Dragoit. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën Ndërkombetare të femijëve dhe realizojne festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies se tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button