Në fshatin Kamjan të Tetovës do të hapet kafeneja e parë për gra

Me datën 1 qershor, të djelën në ora 13:30, do të hapet kafeneja e parë për gra në Kamjan të Tetovës komuna e Bogovinës.

Në hapjen solemne do të marrin pjesë Mary Jo Uohlers, bashkëshortja e Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Medina Sinani, Hazbi Idrizi, Kryetar i Bogovinës, Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.

Një grant nga Nisma për Sipërmarrësi të Grave e ka ndihmuar znj. Medina Sinani të themelojë biznesin e ri. Kafeneja do të punësojë disa gra lokale dhe do të mundësojë shërbime tjera për biznese të udhëhequra nga gratë në rajon. Kjo kafene do të jetë një vendtakim për gratë lokale, që do iu mundësojë të socializohen dhe të bëjnë biznes jashtë shtëpive të tyre me një hapësirë ekspozese për produktet shtëpiake të bëra nga gratë lokale.

Para ceremonisë, Projekti i USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla, komuna e Bogovinës dhe Shoqata për Zhvillim Lokal Rural do të themelojnë zyrtarisht një partneritet për mbështetjen e grave sipërmarrëse në Pollog. Memorandumi i bashkëpunimit do të nënshkruhet në ora 13:00 në Korridorin e vjetër të Komunës në Kamjan.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Memorandumi per bashkepunim ka te beje me transferimin e mjeteve nga buxheti komunal ne Fondin per perkrahje te projektit per zgjerimin e bizneseve te vogla dhe te mesme (projekt i USAID-it). Po ate dite do te hapet zyrtarisht edhe klubi i grave, qellimin e se ciles e permendet ju larte. Memorandumi per bashkepunim dhe hapja e klubit do te behen te dielen, me 01.06.2014, ne objektin komunal ne Kamjan.

  2. Badihavxhi. Nuk kane hapur ndonje cerdhe per femijte se i lane sokaqeve tu shiku serialet turke, kane hapur kafene te thejne rekordet e thashethemave. Mjerre per ato gra qe do shkojne atje, do mobilizohen me informacione rajonale te haxhuzeve larte e poshte. Ani shihni se kush e pret shiritin, nuk do koment ma shume.

Back to top button