RMV, nga nesër deri të dielën në fazë të portokalltë: Mot shumë i nxehtë dhe temperatura mbi 40 gradë

Nga nesër deri të dielën zona e vendit tonë do të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit dhe në pjesën më të madhe do të aktivizohet niveli i portokalltë i rrezikut të temperaturave të larta. Temperatura ditore do të kalojë 40 gradë. Ndërsa në zonën e Shkupit temperatura ditore do të jetë rreth 40 gradë, transmeton Portalb.mk.

Të dielën kah fundi i ditës do të ketë jostabilitet të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullimë, ndërsa nga e hëna do të ketë rënie të lehtë të temperaturës ditore.

Moti sot do të jetë me diell, në pjesët lindore me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 18, ndërsa ajo maksimale nga 29 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell me erë të dobët deri mesatare të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 33°.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button