Nisma e Ziadin Selës për inate politike apo një alternativë që u duhet shqiptarëve?

Kryetari i Strugës Ziadin Sela, ka paralajmëruar se do të krijohet një lëvizje më e gjerë e cila do të ketë për qëllim që të nxjerrë në dritë PDSH.  Elaborimi i Ziadin Selës konsiderohet një nismë që duhet përshëndetur, sepse bllokut politik shqiptarë i mungon një opsion më liberal dhe i konsoliduar, por në të njëjtën kohë konsiderohet edhe si një reagim personal i Ziadin Selës i cili bëhet për inate politike.

Analisti Mersel Bilalli,  për Portalb, thotë se nisma e Ziadin Selës është shumë pozitive e cila duhet të gjejë përkrahje më të gjerë, sepse mjedisit shqiptar i mungon alternativa politike serioze. Bilalli mendon se Sela meriton një përkrahje më të madhe.

Ai mendon se iniciativa e Ziadin Selës, nëpërmjet një lëvizje më të gjerë, do të arrijë të shkëpusë pjesën më të madhe të strukturave partiake të PDSH-së.

“Mendoj se nëse Ziadin Sela vazhdon të punojë në mënyrë konstruktive, do të mund të tërheqë një pjesë të madhe të degëve dhe nëndegëve të PDSH dhe një pjesë të mirë të elektoratit i cili kërkon ndryshime”, thotë Mersel Bilalli.

Veprimi politik i Ziadin Selës shoqërohet edhe më paqartësi rreth pozicionimit të tij, gjë që sipas Afrim Gashit e bënë atë edhe më konfuz.

Ai mendon se Ziadin Sela nuk del në skenë për shkak të idesë dhe opsioneve por për shkak të momentit dhe inateve politike.

“Ziadin Sela nuk e ka ende të qartë se a do të pozicionohet si opsion i shqiptarëve apo këtë luftë do at bëjë vetëm përballë PDSH-së. Kjo e bënë atë konfuz, jo parimor. Sela nuk ka vizion të qrtë se cfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen”, thotë Afrim Gashi, për Portalb.

Sipas tij Sela vetë e ka të paqartë se do të bëjë një lëvizje për një opsion të ri apo një lëvizje brenda PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Me Burra Si Zijadin Sela Mbrohet Vatani e jo me zagar e qen qe mezi presin te ulen ne preher te gruevskit.Te gjithe duhemi ta permbajm nismen e Zijadin Seles.

  2. KALOSH !
    SHUME BURRA KEMI PA DERI TANI. E KEMI NJE QE E KA EMRIN ALI QE TE MBYTE ME IDEOLOGJI DHE ME MIHABETE ODASH SI N NJE KOHE. POR AZGJE PER MEJDANI. KY ZIJADINI E KA PER MARKETING. SKA ME BESE.
    UNE MENDOJ QE ME IA DHAN NJEHER SHANSIN MENDUHIT DHE ME E PA NE MEJDAN TAMAM SI DUHET . PAS KESAJ KUVENDOJM SE KU JEMI

Back to top button