Borrell: BE i paplotë pa Ballkanin, identiteti dhe gjuha maqedonase do të jenë të mbrojtura

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Josep Borrell, tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Në fillim të konferencës për shtyp në Bruksel, për Maqedoninë, ai theksoi se po fillon Negociatat me identitet të plotë dhe të pacënueshëm, ku gjuha dhe identiteti mbeten të mbrojtura, transmeton Portalb.mk. 

“Sot ne po fillojmë më në fund një proces që ju keni punuar dhe keni pritur shumë për të, po lëmë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, ndryshime tektonike. Ne po ecim përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike, me keqardhje qëndrojmë në rrënjët e rritura të historisë dhe jemi siç thashë dëshmitarë të ndryshimeve në gjeostrategjike tonë dhe ju jeni pjesë e saj”, tha Borrel.

Borrell shtoi se se rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së ka nisur që nga viti 2005, ndërsa identiteti nuk do të humbet. Ai nënvizoi se, maqedonasit nuk duhet të kenë frikë për identitetin e tyre në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Union.

“Nuk do ta humbisni identitetin tuaj në rrugën drejt BE-së. Askush nuk e humbi. Nuk duhen konkluzione për ta ditur këtë. Identiteti juaj do të mbetet dhe do të rritet e plotësohet me identitete të tjera që nuk janë alternative por plotësuese. Çdo qenie njerëzore ka disa identitete që janë gjithmonë të pajtueshme dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Ne kemi nevoje për Maqedoninë, e poashtu kemi nevojë që Maqedonia e Veriut të plotësojë identitetin tonë kompleks, ne kemi nevojë për njëri-tjetrin sepse së bashku jemi më të fortë”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Sot në Bruksel zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në gjuhën maqedonase lexoi fjalën hyrëse, ndërsa menjëherë më pas, sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, do të fillojë procesi i skriningut, i cili do të zgjasë një vit e gjysmë. Pas përfundimit të skriningut, është planifikuar Konferenca e dytë ndërqeveritare, në të cilën duhet të përfundojë faza e hapjes së negociatave, por mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese, përkatësisht me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button