E veçanta e Ziadin Seles për të rrëzuar Menduh Thaçin

Cka është e veçanta e Ziadin Seles i dalur përball lidershipit të PDSH_së Menduh Thacit që të mund të arrin sukses në ruajtjen e strukturës së PDSH_së dhe ta rrëzon kokën e vjetër të PDSH_së në skenen politike konkretisht Menduh Thacin, gjë që nuk arriten ta bëjnë shum lider të lindur dhe të stervitur brenda PDSH_së, të deshmuar si njerez te aftë të zotë dhe bashkpuntor të ngushtë të Menduh Thacit. Në momentin që i dilnin përballë dhe largoheshin nga PDSH_ja duke formuar një subjekt të ri ose duke ju bashkangjitur ndonjë subjekti tjete, deri më tani gati se të gjithë pa përjashtim rezultuan të deshtuar(të djeguar). Sa për ilustrim të cekim disa nga ata që nga fillimi. Arbër Xhaferi dhe Menduh Thaci bashk me PDSH-në e shkrin gjithe potencialin e tyre për ta dërguar hoxhën e parë Sabahudin Mahmutin si deputet në parlamentin e Maqedonis. PDSH_ja bëri një fushatë që do te mbahet mend, dhe emri i tije nga ana e PDSH_së u ngrit në qiell, por kur ai doli kunder PDSH_së emri i tije u zhduk nga skena politike. Në këtë rast PDSH_ja dhe vet kandidati për deputet përdoren fenë Islame si mjet propagande për ta aritur rezultatin, por kjo dështoi ashtu sic dështoi PDSH_ja dhe vet kandidati i njohur i PDSH_së Sabahudin Mahmuti. Pastaj PDSH_ja nxori xhevahirin e dyte, një komandant mbi komandant Ali Ahmetin i cili rezultoi si një argat shum i mirë që gjithe atë qe deshironin Thaci dhe klika e tije ta thonin per luftën dhe per Ali Ahmetin këte e tha Bardhyl Mahmuti. Por edhe ky xhevahir i PDSH_së në momentin që i doli kundër Thacit rezultoi i vdekur.

Xhevahiri i tretë ishte Imer Selmani, kryetar komune i sukseshem me një grup hajdutësh që propaganda dhe mediumet Maqedonase kete grup e ngritën aq tepër saqë filloi tja ket lakmi edhe vet Thaci. Loja me këtë grup hajdutesh u bë aq e madhe saqë disa budallenjë dhe naiv të vet fshatit Kondov dhe më gjërë filluan të deklarojnë se “nuk e paskemi ditur se edhe në mesin tonë paskemi pasur një komandant të njohur në rangun e Adem Jasharit”. Për të qenë budallakia edhe më e madhe, vet Thaci ra nën ndikimin e kësaj propagande dhe ju nënshtrua Imer Selmanit dhe Grupit te Hajdutëve nga Kondova. Për ta bëre për vehte këtë grup hajdutësh Thaci dhe Arbër Xhaferi filluan që rrugën prej Tetove deri në Saraj dhe Kondovë ta shëndrojnë si vend pune dhe vend strehim i dytë nga ku pritej që edhe njëher të ri ngritet pasi qe ishin para një kolapsi të vërtet edhe kryesia edhe partia. Dhe mu tek banda e Imer Selmanit matematika e Thacit doli e sukseshme, ariti që ti josh me para, me azdisje, me armatim dhe i beri një grup nga i cili edhe vet antarsia e PDSH_së gati se në të gjitha deget filloi të përkulet para këtij grupi dhe në të njëjtën kohë edhe vet Thaci. Këte forcë të imagjinuar si ushtarake që kërcënonte me bombardime të Shkupit e perdori mjeshterisht Menduh Thaci për ta nënshtruar kreun e Bashkësis Islame, kreun e Universitetit shtetëror të Tetovës, fundamentalistët islamik me mjekra, dhe kështu Menduh Thaci nga hiqi u ringjall dhe u bë forcë që lidhi flamurin e PDSH_së me flamurin e VMRO_së dhe këtë fitore e festoi me zurle e tupan në te gjitha qytetet e fshatrat e degëve te tija. Kjo cirkuz politik e Thacit do të ngelet e pa haruar në mesin e Shqiptareve.

Për të tjerët si Abdyl Myndili(Veseli), Ruzhdi Matoshi, Besim Dogani, Sulejman Rushiti, Rufi Osmani e shume të tjerë edhe pse të shkretët u munduan ti qendrojne besnik deri në përulje i dogji si purot e Fidel Kastros.

Tani më në fund i erdhi radha Ziadin Seles, ashtu sic potencova ne fillim se çka është e veçanta e tij që ky nuk do të digjet por do ta djeg njëher e përgjithmon Menduh Thacin.

Të gjithe ata të tjerët qe u përmendën më parë, për ta djegur Thacin i perdorën miqtë e Thacit, ish udbashët, dhe me ndihmën e tyre u munduan ta djegin Thacin. Por udbashët si udbash që janë dhe matematikën e tyre të saktë qe e bëjnë, asnjeher nuk e djegin udbashin e vjetër Menduh Thacin për udbashët e rinjë, edhe pse ne fillim ju japin nje perkrahje qe te ngriten deri diku.

E veçanta e Ziadin Seles në rrugen që ka ndjekur brenda PDSH_së nuk ka qenë në asnjë moment kërkim ndihme për të bërë emër brenda PDSH_së apo për përfitime personale, por thjeshtë ka bërë punën e tij kombëtare brenda subjektit politik të PDSH_së.

Ziadin Sela me sa duket e kishte kuptuar shumë herët se burimi i forces nuk qëndron as tek kreu i PDSH_së Menduh Thaci e as nga miqtë e fortë të Menduh Thacit ish udbashët, por forca politike e ka burimin në antarsin e thjeshtë të kësaj partie e cila beson në një patriotizëm të sinqertë dhe në një shpresë për ndryshime radikale në interes të gjith Shqiptarëve. Prandaj duket se Ziadin Sela brenda kësaj partie ka kapur fijet e duhura dhe kjo forcë, kjo antarsi e kesaj partie qe ka aritur ta mban mbi 20 vite në krye të vet një lider të dyshimt që nuk ka perkrahjen e as një subjekti të mirfillt në trevat Shqiptare, ështe e lodhur dhe e uritur për nje figurë kombëtare me një background familijar siç është Ziadin Sela, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe vet Menduh Thaci në deklarimet e tija publike. Duket sikur ky do të jetë figura që në menyrë më të lehtë dhe më të butë do ta sjell ndryshimin në ketë parti. Vet antarsia e PDSH_së sidomos pas paraqitjes publike të Ziadin Seles në emisionin Rruga Drejte, Menduh Thacit shume shpejt do tja sheh shpinën kurse tek Ziadin Sela do ta sheh fytyren e re të kreut të PDSH_së. Kjo lëvizje e Ziadin Seles nuk do të jetë thjeshtë një levizje e të pa kënaqurve në PDSH por do të jetë lëvizja në tëresi e PDSH_së drejt Strugës dhe kreut te saj të ri. Por të mos harojmë se gjërat në politik lëvizin në atë mënyre që për të pa informuarit në fillim duken levizje të kota, kurse për të informuarit dhe për njohësit e mirë të lëvizjeve politike janë levizje t matura dhe të analizuara mirë që do të rezultojn me një ndryshim radikal dhe me një opozit shum të fortë e të dëshiruar nga vetë Shqiptarët dhe antarsia e PDSH_së.

Menduh Thaci politik bërjen e filloi me një hoxhë me mjekër me Bismilah dhe e përfundoi me një Fatiha për vehte tek varri i Arbër Xhaferit. Por edhe vëllau i të ndjerit Arbër Xhaferit kërkoi që Thaci të mos e keqperdor fenë, varrezat dhe të vdekurit për qëllime të ulta politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button