Amazon do t’i padisë 10,000 grupe të rreme në Facebook

Amazon është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër administratorëve të më shumë se 10,000 grupeve në Facebook, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Ai thotë se grupet po shpërndajnë të pavërteta në tregjet e Amazon në SHBA, Britani, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Japoni.

Këto grupe ofrojnë para ose këmbim të mallrave falas dhe shesin produktet identike si në faqen e Amazon.

Një nga grupet, i hequr në fillim të këtij viti nga Facebook, Meta, kishte 43,000 anëtarë dhe  quhej “Amazon Product Review”.

Pasi njerëzit në grup të kishin blerë produkte të zgjedhura dhe të kishin lënë komentet e tyre, administratorët do t’i rimbursonin ato.

Në këto grupe përfshiheshin një gamë e gjerë mallrash, duke përfshirë stereo, makina dhe pajisje për kamera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button