RMV-Bullgari, rishikimi i teksteve shkollore mbi argumente shkencore mund t’i rrëzojë disa mite dhe t’i afrojë vendet

Protokolli midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mund të prodhojë ndryshime pozitive në të dyja anët e kufirit. Rishikimi i teksteve shkollore dhe marrja e vendimeve të bazuara në fakte dhe prova mund të kontribuojë në rrëzimin e disa miteve në të dy vendet, gjë që mund të kontribuojë në afrimin e dy popujve në afat të gjatë. Sa i përket rezistencës së opozitës maqedonase për të pranuar këtë, analistët e konsiderojnë si frustrim, i cili është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Eurothink, Dimitar Nikollovski, shprehet se në përgjithësi, Korniza lë hapësirë ​​që protokolli të përdoret për bllokim të mëtejshëm nga Bullgaria, por jo si kusht formal. Si dokument në vetvete është më pak i frikshëm nga sa pritej përpara publikimit të tij. Ai dokument megjithatë, shton Nikollovski, siguron detyrime për të dyja palët (edhe pse në mënyrë asimetrike) dhe mund të prodhojë ndryshime pozitive në të dy anët e kufirit. Mbetet të shihet, shton ai, se si janë formuluar konkretisht pikat për të cilat anëtarët e Komisionit historik janë pajtuar, për të dhënë gjykim përfundimtar se si duken ndryshimet që na presin drejt përkujtimit të ngjarjeve historike, personaliteteve dhe teksteve shkollore.

Dimitar Nikollovski, Eurothink

“Rishikimi i teksteve shkollore synohet të bazohet në fakte dhe dëshmi historike, siç është edhe puna e përgjithshme e këtij komisioni. Megjithatë, siç e shohim, harmonizimi i këtyre fakteve shkon ngadalë dhe në mënyrë të dhimbshme, për faktin se vetë shkenca historike nuk është e izoluar nga rastet bashkëkohore. Kështu, veçanërisht interpretimet e fakteve mund të jenë problematike. Duke pasur parasysh pozicionin e pabarabartë të të dyja palëve, është mbjellur frika se politika mund të na bëjë presion të pranojmë diçka në dëmin tonë. Megjithatë, marrja e vendimeve të bazuara në fakte dhe prova mund të kontribuojë në rrëzimin e disa miteve në të dy anët e kufirit, gjë që mund të kontribuojë në afrimin e dy popujve në afat të gjatë. Gjëja më e rëndësishme është që komisioni të punojë pa presion, nëse qëllimi është realisht përmirësimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thotë Nikollovski.

Nga ana tjetër, analisti Ismet Ramadani mendon se çështja e rishikimit të librave sidomos, i është lënë Komisionit të historianëve, të cilët megjithatë janë në paritet shtatë me shtatë, dhe vendimet sillen me konsesus të të dy palëve, ndaj nuk duhet që politika ose të  tjerë që janë të preokupuar me çështje që nuk kanë të bëjnë me realitetin të përzihen. Duhet të pranohet ajo që është shkencë, ajo që është fakt dhe rekomandimet e këtij komisioni duhet të respektohen.

“Unë nuk e kuptoj këtë absurditet të opozitës maqedonase, të kreut të VMRI-DPMNE-së. Ka një frustrim i cili dyshoj se ka të bëjë me realitetin dhe me perspektivën e Maqedonisë së Veriut në BE. Këto janë më shumë indikacione se ka ndërhyrje të ndonjë politike, e cila është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, por edhe ka sinjale se opozita maqedonase nuk po zgjedh mjete, forma, mënyra të krijojë rrethana destabilizuese, respektivisht të inicojë zgjedhje të parakohshme për t’u kthyer sa më shpejt në pushtet, sepse ata janë të nxënë me çështje gjyqësore për procedura për kriminalitetet e tyre ose të udhëheqjes së tyre dhe me të vërtetë kjo është sjellje jonormale e një opozite e cila në çdo mënyrë do të gjejë forma për ta penguar ecjen e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian”, deklaron Ramadani.

Ismet Ramadani
Ismet Ramadani

Sidoqoftë, shton ai, duhet të pajtohemi se edhe politikanët bullgar nuk po e zgjedhin fjalorin në qasjen drejt asaj që do të thotë identitet dhe gjuhë maqedonase që në një mënyrë nuk përkon me standardet dhe kriteriume të sjelljes së një shteti që është në BE, ndërsa deklaratën e fundit të ministres së jashtme bullgare e konsideron deklaratë për të kënaqur opinion e vet atje dhe e cila po jep argumente në vendin tonë edhe për strukturat këtu që janë anti-evropiane dhe po krijohet një ambient, i cili nuk po i shkon në llogari të asaj çka do të thotë integrim, respektivisht aëntarësim në BE.

“Nuk është e vërtet mbi 70-80% maqedonasve janë kundër këtij protokolli, kësaj kornize të bisedimeve me BE-në. Këtu ka disa detektime ose anketa të fryra, të ekzagjeruara, që në fakt vetëm po krijojnë huti te qytetarë. Në fakt para Kuvendit asnjëherë nuk ka pasur më shumë se 2 mijë veta, të cilët kanë reaguar, që në rrethana të këtilla është normale, pra një strukturë e cila është pre e dezinformatave, është e pa-emancipuar politikisht, për të kuptuar ç’është marrëveshja kornizë, se ç’është protokoll ose çfarë janë negociatat me BE-në”, vlerëson Ramadani.

Në protokollin e nënshkruar midis dy vendeve thuhet se të dyja qeveritë konfirmojnë mbështetjen e tyre për punën e komisionit dhe angazhohen “të krijojnë kushte të favorshme për punën e tij, ta inkurajojnë atë të punojë në mënyrë më efektive dhe të arrijë rezultate konkrete, bazuar në një debat rreptësisht shkencor dhe me synim paraqitjen e fakteve dhe ngjarjeve nga historia e përbashkët që lidh dy vendet dhe popujt e tyre në sistemet arsimore të të dy vendeve”.

“Në punën e tij, Komisioni duhet të respektojë dispozitat e nenit. 8, artikull 2 të Marrëveshjes për miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin, domethënë… “të kontribuojë në një interpretim objektiv dhe shkencor të ngjarjeve historike, bazuar në burime autentike historike që bazohen në prova”. Sipas përcaktimeve të marrëveshjes së vitit 2017, puna e Komisionit nuk mund të ndërpritet në mënyrë të njëanshme”, thuhet në protokollin për hapjen e negociatave.

Protokollin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Protokolli bilateral from Portalb.mk

Kërkesa për rishikimin e librave në Maqedonin e Veriut nuk vjen vetëm nga Bullgaria. Disa libra kanë përmbajtje fyese edhe për shqiptarët. Libri i Gjeografisë që u riaktualizua si temë vitin e kaluar, ka përmbajtje fyese për shqiptarët, duke i përshkruar si njerëz të egër, vjedhës dhe maltretues.

Libri i historisë dhe i gjeografisë ka vite që kërkohet të ndryshohet, dhe u aktualizua gjatë procesit të zhvillimit të negociatave Maqedoni – Greqi edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Ndryshe, përpara miratimit të propozimit francez, VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe Levica kërkuan refuzimin e tij, i cili, sipas tyre, çon drejt asimilimit të popullit maqedonas dhe shantazhe dhe pengesë shumëvjeçare e procesit eurointegrues nga ana e Bullgarisë. Madje kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se do të propozojë deri te Komiteti ekzekutiv i partisë që të shqyrtohet mundësia për kërkesë për referendum për ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët duhet të futen në KushtetutëPër dallim nga ata, nga deputetët e partive qeveritare qetësonin se korniza negociuese ofron moscenim të integritetit territorial dhe gjuhës maqedonase dhe fillim të negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Në Samitin e fundit të BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button