Serbëve u pëlqen ‘cullaku’ i Nora Istrefit

Këngëtarja Nora Istrefi duket se jo vetëm mediave tona po i bën përshtypje me klipin e saj të fundit të këngës ‘Baby jem’. Lajm për këtë klip kanë bërë edhe mediat serbe, konkretisht portali ‘Kurir’. E poshtë klipit dhe tekstit që ky portal ka postuar në faqen e tyre, kanë pasur edhe shumë komente pozitive të cilët janë habitur por edhe magjepsur me trupin e bukur të këngëtares Istrefi…

Videokënga e fundit e Nora Istrefit ‘Baby jem’, ku shfaqet lakuriq, u diskutua shumë në mediat tona, por edhe më gjerë. Së fundi edhe gazeta beogradase “Kurir” ka publikua videon e këngëtares, ku ajo shfaqet e zhveshur komplet. E veçanta e kësaj ishin komentet e lexuesve të kësaj gazete, të cilët kanë dhënë vlerësimin e tyre si për Norën ashtu edhe për shqiptarët në përgjithësi.

Shumica prej komenteve e kanë cilësuar këngëtaren shqiptare si të bukur dhe joshëse.“Mua si serb këngëtarja më duket e bukur. Ndërsa edhe autori i këtij artikulli duhet ta dijë se kënga “djurdjevdan” është këngë shqiptare. Këtë e ka pranuar edhe vet (Goran) Bregoviqi. Është e vërtetë që ne serbët e adhurojmë këngën ‘djurdjevdan”, ka shkruar komentuesi me nofkën Pevac.

Ndërsa komentuesi i quajtur Djordje ka shkruar “Mund të flasim çfarë të duam por shqiptarkat janë gra të ndershme dhe të vlefshme, i njoh disa gra që shqiptare që janë të arsimuara dhe të vlefshme”. “Mmm…ka trup të bukur pse të mos e tregoj…unë prisja diçka pa shije ky qenka spot i bukur…’, ishin këto disa nga komentet që ishin shkruar poshtë videos të këngëtares shqiptare.

E për dallim prej komentuesve serb, ditë më parë kemi shkruar se si në tregun tonë ky videoklip është pritur mirë, por edhe me paragjykime për zhveshjen e Norës. Sidoqoft këngëtarja Istrefi pa dyshim që me këtë klip ka ‘çuar pluhur’ dhe fundja kjo është ajo që çdo këngëtar pretendon.

Lajme të ngjashme

Back to top button