Irani vendos dhjetëra persona në listën e sanksioneve, përfshirë Pompeon dhe Boltonin

Irani ka njoftuar se ka shtuar në listën e sanksioneve dhjetëra persona, përfshirë ish-sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Iranit tha në një deklaratë se lista e sanksioneve, e cila përfshin zyrtarë dhe individë amerikanë, është përditësuar me shpjegimin se ata “ndihmuan Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit (MEK), e cila konsiderohet një grup terrorist në vend dhe ofruan mbështetje propagandistike”.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se organizata në fjalë konsiderohet grup terrorist në vend.

“Zyrtarët amerikanë janë përfshirë në listë sepse duke marrë pjesë në mbledhjet e grupit terrorist, kanë pranuar qëllimet dhe aktet e tyre terroriste si dhe kanë dhënë mbështetje duke siguruar mundësinë për politikë dhe propagandë ndaj grupit”, thuhet në deklaratë.

Krahas ish-sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Pompeo dhe ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Bolton, në mesin e diplomatëve amerikanë ndaj të cilëve janë zbatuar sanksione është vërejtur se ndodhen 61 persona bashkë me Rudy Giuliani, avokati personal i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“MEK duke organizuar akte të panumërta terroriste vitet e fundit është përgjegjës për vrasjen e mbi 17 mijë civilëve të pafajshëm kryesisht gra dhe fëmijë”, thuhet në deklaratë.

MEK “njihet si një organizatë terroriste nga shumica e komunitetit ndërkombëtar dhe prej vitesh ajo ka kryer sulme të shumta kundër civilëve dhe zyrtarëve qeveritarë iranianë”, pretendohet në deklaratën ku thuhet se politika e qeverisë së SHBA-së për të mbështetur organizatën është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.​​​​​​​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button