Interi këmbëngul për shqiptarët Behrami-Xhaka

Valon Behrami dhe Granit Xhaka mbetet objektivat kryesorë të skuadrës së Interit për përforcimin e mesfushës.

Dy lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës janë ndjekur prej kohësh nga drejtuesit zikaltër, që janë hedhur në veprim konkret për të siguruar shërbimet e tyre.

Për 29-vjecarin nga Mitrovica Napoli kërkon nga 9 deri 10 milionë euro dhe nuk luan nga pozicioni i tij, ndërsa Interi për të arritur te Behrami kërkojnë të përfshijnë në marrëveshje kartonin e Taider, transmeton Supersport.

Përsa i përket Granit Xhakës, i kërkuar prej kohësh nga zikalterit, po merret në konsideratë paraqitja e një ofertë prej 5 milionë eurosh plus Kuzmanovic, ndërkohë që Borusia e Mynshengladbahut e vlerson nga 10 deri 12 milionë euro.

Futbollisti shqiptar I lindur në Bazel të Zvicrës u transferua ne verë të 2012 në Bundesligë, teksa ka zhvilluar 50 ndeshje me Gladbahun, por pa qenë pikë referimi për formacionin që drejtohet nga Lucien Favre.

Lajme të ngjashme

Back to top button