Llogaritë zgjedhore 2014: Mediat kanë financuar partitë

Me çfarë minusi në llogaritë partiake mbaroi gara zgjedhore? BDI ka harxhuar 36 milionë denarë, LSDM 12 ndërsa VMRO-DPMNE 86 milionë denarë. Dinjiteti (Dostoinstvo) në kampanjëkanë qenë me 3.000 denarë. BDI, nga ana tjetër, ka harxhuar dyfish më shumë nga buxheti i planifikuar.

Sipas raportit përfundimtar financiar që e ka dërguar koalicion i VMRO-DPMNE-së  deri te Komisioni për parandalimin e korrupsionit, gjatë kampanjës zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjithsejt janë harxhuar mbi 86 milionë denarë.

Donacione prej mbi 27 milionë denarë nga persona fizikë dhe shërbime nga mediat në territorin e Maqedonisëka shfrytëzuar koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në prill të këtij viti. ТV Sonce dhe Intel Strumicë paraprijnë me harxhime të dhëna në vlerë prej më se 500.000 denarë për dallim nga mediat tjera, si p.sh. TV Edo 420.000 denarë dhe  Nasha TV e cila ka donuar mbi 300.000 denarë. ТV Tera nga Manastiri diçka më pak se 400.000 denarë.

Mbi 100.000 denarë kanë kushtuar shërbimet e Radios Maqedonia e Lirë, aq sa edhe TV Shutelli, si edhe të dy televizioneve kavadarese që i kanë marrë VMRO-DPMNE-së gjatë kampanjës.

Nga më e ulëta 7.500 dhe e vetmja prej 720 denarëve, donacionet nga personat fizikë lëvizin deri 60.000 denarë, respektivisht  nga ajo më e larta në emër të Jasminka Damçevskës prej 100.000 denarë, pastaj Ivica IvanovskiMilka Petar TrimçevskaSasho ZmejkovskiAleksandar Kuzmanovski, Slagjana Trifço Nastova,Rade Zhegarec.

Nga këtu kampanja zgjedhore është mbuluar me të dhëna të përgjithshme prej mbi 79 milionë denarë nga të cilat nga donacionetjanë siguruar 27 milionë, dhe të hyrat tjera janë nga anëtarësia respektivisht shuma prej52.233.600 denarë.

VMRO-DPMNE e ka përfunduar kampanjën me hyrje në saldon e zezë prej mbi 7 milionë denarëve. Pjesa më e madhe e mjeteve janë harxhuara për reklama dhe propagandë, respektivisht 75 milionë denarë. Si edhe 2 milionë dhe 300 denarë për telefon dhe 800 denarë për transport.

LSDM kanë marrë lirim nga mediat

Каmpanja e LSDM-së opozitare, sipas raportit që e kanë publikuar në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, është mbi 12 milionë denarë, kurse kanë shpenzuar 1.800.000 denarë më shumë se që kanë pasur.

Оpozita nga pesë personat fizikë në listë, më shumë para kanë pranuar nga Betiane Kitev i cili ka donuar për partinë mbi 100.000 denarë. Lirim në shërbimet LSDM ka marrë nga mediat, individualisht nga secili, në lartësi prej rreth 200.000, edhe atë nga këto që vijojnë  : Теlevizioni Telma, Televizioni 24Vesti, Televizioni Vis, Televizioni Amazon, Sloboden Peçat dhe Radio Galaksi 2002.

Burimet e tyre të të hyrave nga donacione dhe lirim për shërbimet mediatike janë 1.800.000 denarë, por si që është theksuar në raportin për të hyrat e tjera nga subjekte tjera LSDM ka marrë rreth 8 milionë denarë.

Shuma e mjeteve të harxhuara për reklamë dhe propagandë përputhet me shumën të cilën soialdemokratët e kanë siguruar përmes donacioneve nga personat fizikë dhe lirimet e mundësuar nga mediat.

Të hyrat, siç thuhet në raportin financiar nga subjekte tjera, kanë qenë për mbulimin e shpenzimeve të transportit, përsëri për reklamë mbi 7 milionë denarë, huazim të hapësirave etj.

 

BDI ka harxhuar për kampanjë dyfish më tepër

BDI-ja e Ali Ahmetit ka disponuar me mjete prej diçka mbi 17 milionë denarë, ndërsa kanë harxhuar mbi 36 milionë denarë, respektivisht në fund të garës zgjedhore kanë hyrë me minus prej mbi 19 milionë denarë.

Sipas raportit që e kanë dorëzuar te antikorrupsionerët përveç parave nga llogaria e tyre prej 10 milionë denarëve, mjetet tjera kanë arritur nga persona fizikë dhe media ku kanë mbledhur 7 milionë denarë.

Për PDSH- në zgjedhjet kanë sjellë minus prej 450 mijë denarë

PDSH e Menduh Thaçit garën zgjedhore e ka realizuar me mjete prej rreth 230 mijë denarë a ka harxhuar mbi680 mijë denarë, andaj nga këtu minusi prej 450 mijë denarë.

Të hyrat dhe donacionet për këtë parti janë nga firma Тransuno SHPKPP, e cila ka paguar në llogarinë partiake 30.500 denarë, pastaj TV KOHA që ka dhënë shërbime prej 135.000 denarë dhe personi fizik Sadije Iljazi e cila ka donuar 60.000 denarë.

Për dallim nga shumat milionëshe të partive të mëdha, është interesante kontoja e Dostoinstvo  e Stojançe Angellovit i cili në garën për zgjedhjet parlamentare ka hyrë me 3000 denarë, i ka harxhuar të njëjtat dhe tash kontoja e partisë së tij është në zero pozitive.

Partia e Rufi Osmanit i cili e ktheu mandatin e tij të deputetit, RDK, ka harxhuar 530.000 denarë, respektivisht ka hyrë në minus prej 340.000 denarë.

GROM e Stevçe Jakimovskit, i cili vendin e tij në parlament e quajti „aksion të artë“, gjatë kampanjës ka harxhuar shuma milionëshe denarësh, respektivisht mbi 10 milionë denarë, ndërsa në dispozicion ka pasur vetëm 2 milionë. Specifike është ajo se në llogarinë e tij mjete kanë paguar rreth 70 persona fizikë, dhe vetëm dy mediume, 24Vesti dhe radio Galaksi 2002 u kanë dhënë lirim për shërbimet.

Edhepse afati i publikimit të raporteve partiake kaloi më 25 maj, siç na informuan nga KSPK (linku http://www.dksk.org.mk/), ata u publikuan me dy ditë vonesë, respektivisht mbrëmë vonë.

Edhe Halimi dhe Popovski kanë harxhuar më shumë se që kanë pasur

Komisioni antikorrupsion i publikoi (14 мај 2014) raportet finaciare për kampanjat zgjedhore të kandidatëve presidencialë. Por, vetëm dyve nga to që u eliminuan qysh në rrethin e parë, Iljaz Halimi,kandidat presidencial i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Zoran Popovski, favoriti i GROM-it.

Sipas raporteve të dytë i kanë lëshuar këmbët e tyre më gjatë se që e kanë çergën, respektivisht kanë harxhuar dyfish më shumë se që kanë pasur në konto. Shikuar krahasueshmërisht, financat e Popovskit për kampanjën kryesisht kanë arritur nga xhepa privatë, kurse sponsori kryesor i garës zgjedhore të Halimit, sipas raportit financiar nga Komisioni Antikorrupsion është Televizioni Koha nga ku në konton e tij janë derdhur 200.000 denarë.

Kundërkandidati  i tij Popovski është sponzorizuar nga 37 persona fizikë, nga të cilat numri më i madh paratë ia kanë transferuar në ditën e njëjt respektivisht më 16 prill sivjet, shumat lëvizin nga më e ulëta prej 1000 denarëderi te më e larta prej 59.000 denarë.

Derisa ekipi i kandidatit presidencial ka operuar me donacion të vetëm në emër shërbim nga TV Koha prej 200.000denarë,Popvski ka pasur totalisht 4 herë më shumë financa, pikërisht 831.000 denarë.

Për të dytë është karakteristike se financat nuk u kanë mjaftuar që ta paguajnë bile as kampanjën mediatike, për të cilën Popovski  ka harxhuar mbi 6.500.000 denarë. Siç qëndron në grafën e të dalave ai vetëm për propagandë reklamuese ka harxhuar  6.444.043 denarë. Кampanjën e ka përfunduar me minus prej rreth 5.700.000 denarë, sepse ka harxhuar tetë herë më shumë se shuma që e ka marrë prej donacioneve.

Halimi ka hyrë në minus prej mbi 309.000 denarë, sepse ka harxhuar mbi 509.000 denarë, а nga Tv Koha ka siguruar shërbime prej 200.000 denarë. Reklama e tij dhe propaganda i ka gëlltitur 324.226 denarë, dhe mbi 180.000 denarë ka dhënë për huazim të hapësirës dhe pajisjeve.

Sipas raportit financiar të prezantuar, PDSH është në minus prej rreth 5000 euro, para që me siguri do të mbulohen nga buxheti që u takon kandidatëve presidencialë.

Kandidatët presidencialë Stevo pendarovski i LSDM-së dhe Gjorge Ivanov i VMRO-DPMNE-së nuk i publikuan rezultatet e përgjithshme financiare pas përfundimit të dy rretheve zgjedhore. INBOX7

Lajme të ngjashme

Back to top button