Biden viziton Arabinë Saudite mes kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut

Presidenti amerikan Joe Biden udhëton këtë të premte, më 15 korrik në Arabinë Saudite ku pritet të takohet me sundimtarin de-fakto të vendit, Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Vendimi i tij për t’u ndalur në Arabinë Saudite si pjesë e turit 4-ditor në Lindjen e Mesme solli kritika të ashpra, me disa analistë, që e quajnë atë një shuplakë në fytyrë për ata që luftojnë për të drejtat e njeriut, transmeton REL.

Vizita në Arabinë Saudite shihet si një zbrapsje nga premtimi i dy viteve më parë të Presidentit Biden për të vendosur të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme amerikane dhe për ta izoluar princin saudit të kurorës nga skena ndërkombëtare për vrasjen e gazetarit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi në 2018-n.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe OKB-ja, gjetën në mënyrë të pavarur prova se princi saudit qëndronte pas vrasjes së gazetarit me origjinë saudite. Pretendime që princi saudit i mohon.

Gjatë takimit pritet që temat e diskutimit për dy liderët të përfshijnë furnizimin me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin mbi çështjet e sigurisë.

Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe përpjekja për rivendosjen e marrëdhënieve pason një rritje të çmimeve të naftës, e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ekspertët thonë se vizita e parë e zotit Biden në Lindjen e Mesme si president ka të ngjarë të jetë e vështirë, me grupet e të drejtave të njeriut që do të vëzhgojnë çdo shtrëngim duarsh dhe do të analizojnë çdo fjalë të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button