Bill Gates do të heqë dorë nga pasuria e tij e madhe

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates ka njoftuar se do të heqë dorë nga pasuria e tij e madhe dhe se përfundimisht do të bjerë nga lista e njerëzve më të pasur në botë, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Ai paraprakisht njoftoi se do të dhurojë 20 miliardë dollarë për Fondacionin Bill & Melinda Gates, duke thënë se kishte “detyrim” që t’i kthejë pasurinë e tij shoqërisë.

Gates tha se do t’i dhuronte të gjitha paratë për bamirësi, por ai përsëri fitoi një shumë të madhe parash, kështu që pasuria e tij vetëm u rrit. Sipas Forbes, ai aktualisht ka një pasuri prej 118 miliardë dollarësh dhe është njeriu i katërt më i pasur në botë.

Ndryshe, ai sot bëri të ditur se fondacioni do të ketë në dispozicion gjashtë miliardë dollarë këtë vit, dhe në vitin 2026 do të mund të shpenzojë nëntë miliardë për të ndihmuar në luftimin e pandemisë, ndryshimet klimatike dhe krizën në Ukrainë.

“Plani im është që në të ardhmen të transferoj pothuajse të gjitha paratë që kam në fondacion dhe ndoshta të mos jem më në listën e njerëzve më të pasur. Është përgjegjësia ime t’i kthej fondet shoqërisë për të reduktuar vuajtjet e njerëzve dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës”, tha Gates, i cili ka dhuruar 39 miliardë dollarë që nga themelimi i fondacionit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button