Aksione humanitare për kërkimin e Martinit të humbur në detin Egje

Qytetarët e RMV-së po mobilizohen përmes rrjeteve sociale për kërkimin e Martinit 31-vjeçar i cili u zhduk në detin Egje në Halidiki të Greqisë të dielën, transmeton Portalb.mk.

Në grupin në Facebook “Të gjithë për Martinin” kërkohet një vullnetar dhe një veturë e cila nesër duhet të niset për në Halkidiki.

“Shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe ushqimi janë të mbuluara, qëllimi është të merren pajisje dhe njerëz, specialistë të shpëtimit, për të ndihmuar në kërkim. Me siguri do të qëndrojë gjatë gjithë fundjavës. Rëndësi ka që të jetë një makinë, karvan apo xhip më i madh për të mbledhur më shumë pajisje”, njofotojnë nga grupi “Të gjithë për Martinin”.

Vullnetarët me automjetet e tyre tani më po paraqiten.

Edhe në faqen Humanitarni Akcii janë mobilizuar në kërkim të Martinit.

“Të dashur bamirës, duhen më shumë dylbi për ekipin e nesërm që do të niset për në Halkidiki në kërkim të Martinit. Ata do të kthehen në përputhje me rrethanat me përfundimin e kërkimit. Për shkak të organizimit të shpejtë, ju lusim të na dorëzoni në Qendër ose Aerodrum – Shkup”, njoftuan në faqen Humanitarni Akcii.

Kujtojmë që janë hapur dy llogari donacionesh për të mbledhur fonde për kërkimin e 31-vjeçarit Martin, i cili u zhduk të shtunën në ujërat e detit Egje.

Foto: Ivan George
Foto: Ivan George

Aksioni i shpëtimit dhe kërkimit filloi të shtunën pasdite, kur tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut u futën në det në plazhin Miti në Posidi të Halkidikit. Disa prej të pranishmëve në plazh kanë vënë re se notarët ishin larguar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin bregdetar dhe më pas ka nisur aksioni.

Njëri nga tre miqtë, 25-vjeçari Vasil, u shpëtua të shtunën pasi qëndroi rreth dy orë në ujë, ndërsa të dielën pas rreth 20 orësh në det u gjet edhe Ivani 30-vjeçar.

Kërkimet për Martinin 31 vjeçar vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button