Një 19-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Sllatinë të Tetovës

Një djalë 19-vjeçar nga Tearca ka humbur jetën në një aksident trafiku në Sllatinë të Tetovës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, transmeton Portalb.mk.

“Një aksident trafiku në rrugën lokale në Sllatinë të Tetovës ka ndodhur një një aksident të cilin e drejtonte një 19 vjeçar nga Tearca dhe një traktor me rimorkio pa shenja regjistrimi i drejtuar nga një 60-vjeçar banues në fshatin Sllatinë të Tetovës. Në aksident motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda fizike, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, pas së cilës është transferuar menjëherë në klinikat e Shkupit, ku pak kohë më pas ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e aksidentit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button