Pritjes i erdhi fundi, ARS-ja lëshoi në përdorim ueb-faqen e re në tri gjuhë

Agjencia për Rini dhe Sport (ARS) më në fund lëshoi në përdorim ueb-faqen e saj të re në tre gjuhë e cila premtohet më shumë se një vit, ndërsa gjatë kësaj periudhe vazhdimisht premtimet për afatin se kur e njëjta do lëshohej në përdorim nuk respektoheshin, shkruan Portalb.mk.

Ueb-faqen e re të ARS-së mund ta gjeni në KËTË LINK.

Kjo ueb-faqe është donacion nga OSBE-ja.

ARS-ja deri në lëshimin në funksion të ueb-faqes së re nëntorin e kaluar lëshoi në dispozicion një ueb-faqe të përkohshme në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Rikujtojmë që Agjencia për Rini dhe Sport para se të publikohej ueb-faqja e përkohshme nëntorin e kaluar nuk kishte version në shqip në ueb-faqen paraprake.

Ndryshe, Portalb.mk vazhdimisht ka raportuar për këtë çështje pasi e njëjta është e një rëndësie të madhe për të rinjtë shqiptar në vend për t’u informuar për çështjet rreth tyre nga ky institucion. Më poshtë ju përcjellim premtimet e ARS-së për këtë ueb-faqe e cila tani më u publikua: Shkurt 2021Korrik 2021; Gusht 2021; Shtator 2021; Tetor 2021; Nëntor 2021; Shkurt 2022; Maj 2022; Korrik 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button