fbpx

Të hënën në ora 7 fillon pagesa e tarifës rrugore në autostradën Milladinovci – Shtip

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh) njoftoi se nga ora 07:00 të hënën, më 18 korrik, do të vihen në funksion pikat e pagesës Preod dhe Kadrifakovë në autostradën A4 në pjesën Milladinovci-Sveti Nikollë-Shtip dhe anasjelltas, shkruan Meta.mk.

Sistemi Elektronik në pikat e pagesës është plotësisht funksional për pagesë të tarifave rrugore. Dy korsitë e para në të djathtë janë për automjetet që përdorin pajisje elektronike M-tag që përdoret për të kaluar duke e ngadalësuar shpejtësinë e mjetit dhe pa ndalur, ndërsa në korsitë e tjera përveç pagesës me para në dorë, mund të përdoret edhe karta M-smart si pajisje elektronike për arkëtimin e tarifave.

Çmimet e tarifave, sipas kategorive të automjeteve:

Pika e pagesës në Preod:

  • Kategoria 1A- 40 denarë ose 0.5 euro
  • Kategoria 1B- 70 denarë ose 1.5 euro
  • Kat. 2-të – 100 denarë ose 2 euro
  • Kat. 3-të – 180 denarë ose 3 euro
  • Kat. 4-të – 270 denarë ose 4,5 euro

Pika e pagesës në Kadrifakovë:

  •  Kategoria 1A- 30 denarë ose 0,5 euro
  • Kategoria 1B- 50 denarë ose 1 euro
    Kat. 2-të – 80 denarë ose 1.5 euro
  • Kat. 3-të- 150 denarë ose 2.5 euro
  • Kat. 4-të- 220 denarë ose 4 euro

Ndryshe, lajme për këtë rrugë mund të lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button