SHBA, 550 gra paditën Uber-in për sulme seksuale

Në Shtetet e Bashkuara, 550 gra ngritën padi për sulme seksuale kundër Uber-it, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Padia pretendon se pasagjeret gra janë sulmuar seksualisht nga drejtuesit e Uber-it.

Çështja u depozitua më 13 korrik në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos.

“Sulmi seksual është një krim i tmerrshëm dhe ne e marrim seriozisht çdo raport. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se siguria, prandaj Uber ka ndërtuar veçori të reja sigurie dhe është më transparent për incidentet serioze. Ne nuk mund të komentojmë mbi çështjet gjyqësore, por ne do të vazhdojmë ta mbajmë sigurinë në zemër të punës tonë”, tha një zëdhënës i Uber-it.

Padia, e ngritur nga avokatët në firmën ligjore “Slater Slater Schulman”, pretendojnë se sulmet seksuale kanë ndodhur në “shtete të shumëfishta”.

Padia pretendon se kompania i dha përparësi “rritjes së biznesit mbi sigurinë e klientit”.

Muajin e kaluar, Uber publikoi raportin e dytë të sigurisë në SHBA, i cili tregoi se kishte 998 incidente të sulmeve seksuale në vitin 2020, duke përfshirë 141 raporte përdhunimi.

Kompania theksoi në raport se ka marrë gjithsej 3 mijë e 824 raporte për pesë kategoritë më të rënda të sulmeve seksuale midis 2019 dhe 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button