Dega e BDI në Gostivar bën gati delegatët për në kongresin e partisë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar e mbajti Kuvendin e 4-të zgjedhor.

Kuvendin e hapi kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta dhe më pas u themelua kryesia e punës.

Grupi i punës propozoi rendin e ditës me këto pika: Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Verifikues, Zgjedhja e Komisionit kandidues, Verifikimi i mandateve të kuvendarëve, Miratimi i listës së delegatëve që do marrin pjesë në Kongresin e III-të të BDI-së, Miratimi i Propozim listës me kandidat të mundshëm për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe pika e fundit të ndryshme. Të gjitha pika njëzëri u miratuan nga kuvendarët e Degës së BDI-së në Gostivar.

Para kuvendarëve të pranishëm foli kryetari i Degës së Gostivar, Nevzat Bejta i cili uroj kuvendaret dhe delegatët e ri të zgjedhur, duke vlerësuar lartë punën e gjitha strukturave partiake për rezultatet që ka arritur kjo degë.

“Gjithë së bashku ne kemi punuar në mënyrë natyrore dhe të njerëzishme dhe kemi pasur rezultate të mira. Unë në këtë kuvend vlen ta përmendi se jemi e vetmja degë që kemi bërë ndryshim rrënjësor pas humbjes së vitit 2009-të. Jemi e vetmja degë që pas humbjes, me angazhimin e të gjitha strukturave të BDI-së bëmë kthesë të madhe dhe kulminacionin e arritëm në vitin 2014, ku rritja e votuesve e BDI-së në degën e Gostivarit u bë në mbi njëqind për qind. Në historinë e partive të ndryshme politike rrallë është që të ketë ndodhur kjo gjë nëpër vendet e zhvilluara e të mos bisedojmë nëpër vendet ku është tu u zhvilluar demokracia. Kjo tregon se aktivistët tanë në të gjitha strukturat, nga Këshillat Vendor, Kryesinë e Degës, Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë Qendrore kanë qenë të paluhatshme dhe në mes anëtarëve të BDI-së në të gjitha nivelet ka pasur njerëzi të madhe”, tha kryetari i Degës, Nevzat Bejta.

 

Kuvendi fundit zgjedhor i Degës së BDI-së në Gostivar u mbajt në vitin 2009.

Lajme të ngjashme

Back to top button