Gruevski ngre padi për shpifje ndaj Zoran Zaevit për rastin “Banka e Maqedonisë”

Kryeministri Nikolla Gruevski kërkon dëmshpërblim prej 500.000 euro nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, të cilin e padit për thëniet në lidhje me rastin “Banka e Maqedonisë”. Këtë informacion për “PlusInfo” e ka konfirmuar zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Zoran Zaev ka publikuar një incizim për të cilin thuhet se është incizuar Nikolla Gruevski se si nëpërmjet një ndërmjetësuesi merret vesh për shitjen e “Banka e Maqedonisë”, biznesmenit serb Jovica Stefanoviq – Nini.

Gruevski me këtë padi për shpifje përgjigjet për thëniet e këtilla. Ndërkohë, séance e para gjyqësore në të cilën kryeministri Gruevski kërkon dëmshpërblim prej 500 mijë euro nga Zaev është caktuar më 19 qershor, vërteton nga ana tjetër avokati i Zaevit, Mirosllav Vujiq.

“Po shihet se vetëm për kryeministrin vlen procedim i shpejtë. Kemi deponuar përgjigje nga ankesa për disa rrethana. Kërkesa është 500 mijë euro”, ka thënë Vujiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button