Lufthansa anuloi 2 mijë fluturime për shkak të mungesës së stafit në aeroporte

Kompania e aviacionit ‘Lufthansa’ ka anuluar 2 mijë fluturime për shkak të mungesës së personelit të aeroporteve në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lufthansa, e cila njoftoi 900 anulime në fillim të qershorit, tani ka njoftuar se ka anuluar 2 mijë fluturime deri në fund të gushtit.

Zëdhënësi i kompanisë tha se 2 mijë fluturimet e anuluara ishin veçanërisht fluturime të shkurtra.

Thuhet se kompanitë ajrore do të duhet të anulojnë më shumë fluturime nëse nuk mund të gjendet një zgjidhje për mungesën e personelit.

Autoritetet gjermane lëshuan shpejt leje speciale për rreth 2 mijë punëtorë nga Turqia që do të vendosen në aeroportet gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button