Instituti i Shëndetit Publik është duke i hulumtuar efektet e çiklizmit në Shkup

Vlerësimi shëndetësor-ekonomik i përdorimit të biçikletës në nivel të Shkupit është hulumtimi i fundit, të cilin po e realizon Instituti i Shëndetit Publik. Për të gjithë qytetarët e interesuar është publikuar një pyetësor që mund të plotësohet onlajn dhe është krejtësisht anonim. Përgjigjet që do të merren nga pyetësori do të përdoren për qëllime kërkimore shkencore dhe me to do të përcaktohen efektet shëndetësore dhe ekonomike të përdorimit të biçikletës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Instituti i Shëndet Publik pret që rezultatet e hulumtimit, të cilat do të dalin, të jenë faktor gjatë krijimit të politikave dhe strategjive sociale në të ardhmen si në fushën e transportit ashtu edhe lidhur me shëndetin e qytetarëve.

“Nëse e përdorni biçikletën si mjet transporti apo për qëllime rekreative në territorin e Shkupit, sado qoftë shpesh, kjo anketë që zgjat disa minuta është pikërisht për ju. Çdo përgjigje është e rëndësishme për marrjen e një pasqyre sa më të besueshme, relevante dhe gjithëpërfshirëse për gjendjen lidhur me këtë temë”, thuhet në ftesën për të gjithë qytetarët e interesuar që t’i përgjigjen pyetësorit onlajn.

Ndryshe, ngasja e biçikletës tashmë dihet se ka përparësi të shumta jo vetëm për vetë individët, por edhe për të gjithë shoqërinë. Përveç s është forma më e lirë e transportit, biçikleta nuk e ndot aspak ajrin dhe është mjet transporti që nuk lëshon gazra serrë. Ka ndikim pozitiv në shëndetin e qytetarëve që përdorin biçikletën dhe ka avantazhe të tjera të shumta, ndërsa në shumë vende bëhen kërkime të vazhdueshme për të modeluar politika të reja ekonomike, shëndetësore, sociale, mjedisore dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button