“Diti” eliminohet në Sharm El Sheik

Shëndrit Deari është eliminuar qysh në xhiron e parë në garat individuale në një prej turneve në të cilat do të merr pjesë tenisti shqiptar në Egjipt. Me rezultatin 6-1 dhe 6-4, Deari është mundur nga tenisti kanadez, Riçard Antoan.

Mirëpo, Deari ka vazhduar garat në këtë turne, pasi në garat në dyshe bashkë me Jotovskin do të takohen me dyshen Mohamet Safat nga Egjipti dhe Mark Vervot nga Holanda, të cilët janë bartësit e dytë të këtij turneu.

Varësisht prej rezultateve në dyshe, Shëndrit Deari do të vazhdojë edhe përgatitjet për turneun e dytë, i cili gjithashtu do të mbahet në Sharm el Sheik.

Lajme të ngjashme

Back to top button