Dy dronë dhe një qen shpëtimi kërkojnë Martinin e zhdukur në ujërat e detit Egje

Ekipet greke të shpëtimit, së bashku me vullnetarë, janë ende në kërkim të 31-vjeçarit Martin, i cili u zhduk pesë ditë më parë në ujërat e detit Egje, pranë qytetit të vogël Posidi në Halkidiki. Edhe pse afati ligjor prej 72 orësh për kërkim ka përfunduar, pas ankesave të familjes dhe në marrëveshje me MPJ-në e Maqedonisë dhe Greqisë, kërkimet vazhdojnë, transmeton Portalb.mk.

Mediat greke raportojnë se janë përfshirë dy dronë ajror të ekipit të shpëtimit OFKAT, një qen shpëtimi me trajner. Në të njëjtën kohë, kërkimet do të vazhdojnë përgjatë bregdetit, në rast se Martini do të arrinte të notonte deri në tokë.

Droni do të kërkojë zonën drejt Agia Paraskevi pasi është i paarritshëm dhe nuk mund të arrihet nga droni nënujor.

Ai është ende i zhdukur pasi rrymat detare e futën në det atë dhe dy miqtë e tij, tashmë të shpëtuar, në plazhin e famshëm Miti në Poseidi, Halkidiki.

Më 9 korrik, 30-vjeçari Ivan, së bashku me dy miqtë e tij, Vasil (25) dhe Martin, festoi ditëlindjen në plazhin Mitis, në Halkidikit, Kasandra. Vasili dhe Martini vendosën të hynin në det për të notuar, por në momentin që vunë re se rrymat detare ishin jashtëzakonisht të forta, tashmë ishte tepër vonë për t’u kthyer. Ivan e kuptoi se diçka nuk shkonte. Duke parë se shokët e tij ishin në rrezik, 30-vjeçari vendosi të futet në ujë për t’i ndihmuar. Por rrymat e forta detare – të cilat pengojnë edhe vendasit të notojnë atje – e morën edhe atë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë mbrëmjes nëna e shtetasit të zhdukur M.J. u prit nga Konsulli i Përgjithshëm në Selanik, i cili vazhdon të komunikojë ngushtë me autoritetet kompetente greke dhe është në dispozicion për çdo ndihmë të nevojshme.

Mediat greke publikojnë listë me plazhet më të rrezikshme të Greqisë, ku përfshihet edhe Mitis pranë Poseidonit, pasi këtu gjiri i Selanikut takohet me detin Egje dhe për shkak të baticave, lëvizja e rrymave detare ndryshon. Kur fryn erë jugore, kthehet në drejtim të vendit të Poseidonit dhe kur fryn erë veriore, atëherë rrymat ndryshojnë drejt gjirit të Selanikut.

Në kushte të caktuara klimatike, një numër i madh plazhesh në Greqi janë të mbyllura për vizitorët, dhe ndër to janë plazhet e Lalaria (Skiathos), Matala (Kretë), Nas (Ikaria), Chorefto (Pelion), Platia Amos (Kefalonia), Kalami (Kythira) )…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button