Një burrë nga Velesi ka vdekur nga pickimi i grerëzave

Ditën e djeshme, ka ndërruar jetë S.L (60) nga Velesi nga pickimi i grerëzave, derisa ishte në vendin e tij të punës, në një kompani në Reçan. Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore nga Shërbimi i ndihmës së shpejtë, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja është marrë në orën 11:05, personi kishte plagë nga pickimet në të gjithë trupin, duar, fytyrë. Ishte në komë, i është bërë terapia ampulare, është reanimuar dhe është transferuar në anesteziologji në spitalin e Velesit”, tha doktoresha Vasilka Panovska, shefe e Ndihmës së shpejtë në Veles.

Nga Spitali i Velesit kanë konfirmuar se kanë pranuar një rast të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Është sjellë një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja jete. Është reanimuar, por pa sukses”, tha dr. Vesna Nikolova-Nedelkovska, zëdhënëse e Spitalit të Përgjithshëm të Velesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button