Dita botërore kundër pirjes së duhanit

Rrisni tatimet, ulni rastet e sëmundjeve vdekjeprurëse, është motoja me të cilën sivjet shënohet Dita botërore kundër pirjes së duhanit.

Departamenti për shëndetësi i Këshillit Rinor në Komunën e Gostivarit, në ditën ndërkombëtare të luftës kundër duhanit dhe sëmundjeve të varësisë organizon ligjërata informuese për efektet negative në shëndetin e njerëzve dhe për mënyrën se si t’i luftojmë këto sëmundje.

Ligjërata do të mbahet në 18  shkolla fillore dhe të mesme të cilat gravitojnë në Komunën e Gostivarit. Ideja është që përmes informimit si mjet preventiv të evitohen dukuritë negative si droga, alkooli dhe duhani me qëllim që shëndeti publik i qytetarëve të Gostivarit, e në veçanti të të rinjve të përmirësohet edhe më tepër. Këto ligjërata pritet të prekin direkt mbi 800 nxënës të të gjitha etniteteve, ndërsa përmes afisheve informuese mbi 3000 nxënës dhe qytetarë.

Po ashtu, në suaza të Këshillit Rinor, më datë 10 Qershor, në qendër të qytetit do të organizohet evenimenti i parë ” Gostivar Future Music Festival”, aktivitet i cili ka për qëllim promovimin dhe stimulimin e artistëve të rinj Gostivaras Lufta kundër duhanit filloi 50 vjet më parë.

E para që i hapi luftë, më 8 qershor 1963, ishte shoqëria American Heart Association, me një raport të ashpër në të cilin evidentoheshin për herë të parë me qartësi efektet e cigareve për shëndetin dhe lançonte aksione sensibilizuese për opinionin publik.

Një vit më vonë u aprovuan në Shtetet e Bashkuara ligjet e parra që parashikonin paralajmërime për rrezikun e produkteve me bazë duhani dhe kufizonin reklamimin e tyre. Në vitet ’80 shumë shtete, me Kanadanë në krye, nisën zbatimin e një legjislacioni për kontrollin e duhanit.

Më 28 shkurt 2005 hyri në fuqi një konventë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për luftën kundër duhanit dhe në të njëjtin vit shumë shtete vendosën ta ndalonin atë në lokalet e mbyllura publike e private.

Çdo vit nga duhani vdesin rreth 6 milionë persona dhe për të sensibilizuar njerëzit në disa shtete janë ndërmarrë anti-reklama, me qeveritë që kanë urdhëruar vendosjen e fotove të njerëzve të shpërfytyruar nga duhani në paketat e cigareve.

Lajme të ngjashme

Back to top button