KB Shkupi nikoqir i “Final Four”

Nikoqir i ndeshjeve “Final Four” të kampionatit shtetëror në basketboll për gjenaratat U-20, është klubi i basketbollit “Shkupi”. Ky është vendimi i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, pas liçencimit të mbajtur dje në Shkup.

Skuadra Shkupi, kundërkandidat kishte kishte ekipet e MZT Skopje dhe Vardarin. Kampionët aktual në kategorinë U-20, Shkupi edhe sivjet janë favorit në këtë garë, jo për faktin se janë organizator të këtij turneu, por për atë se rezultatet në këtë sezonë ua japin këtë të drejtë.

“Ne aktualisht jemi kampion shtetëror. Vitin e kaluar kemi dominuar në gjithë seyonin dhe u shpallë kampion, edhe sivjet do të insistojmë që të mbrojmë titullin dhe të jetë ky titulli ynë i katërt radhazi i fituar (2011, 2012 dhe 2013). Po ashtu edhe sivjet gjasat janë të mëdha pasi që jemi nikoqir dhe besoj se djemtë do të japin gjithçka nga vetja dhe zemrën do ta lënë në parket vetëm e vetëm për të katërtën herë të shpallemi kampion“, tha trajneri Enver Miftari.

Ndeshjet gjysmëfinale të këtij turneu përfundimtar do të zhvillohen më 7 qershor. Dyshet gjysmëfinale janë: MZT Skopje – Karposh Sokoli dhe Shkupi – Vardari. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të kualifikohen në finale e cila do të zhvillohet me 8 qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button