Petrovska – Berni Uajt-Spuner: Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe një çështje sigurie me prioritet më të lartë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, takoi sot gjeneralin e pensionuar të Ushtrisë Britanike dhe anëtar të “Grupit të Ohrit”, Sër Berni Uajt-Spuner, me të cilin diskutuan për perspektivën evropiane të rajonit dhe realitetin e ri të sigurisë në kontinenti evropian, nga ky takim u theksua se integrimi evropian është i nevojshëm më shumë se kurrë dhe se shembull se si integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike ndikon në forcimin e sigurisë është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s, transmeton Portalb.mk.

„Maqedonia e Veriut në NATO është garantuesi i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm të vendit, por edhe të gjithë rajonit. Integrimi në BE do të ketë një efekt të fuqishëm pozitiv si në sigurinë ashtu edhe në prosperitetin e të gjithë qytetarëve tanë”, tha Petrovska.

Ndryshe, Uajt-Spuner është pjesë e një grupi shtetarësh dhe diplomatësh të shquar të udhëhequr nga Lord Xhorxh Robertson. Grupi u krijua në vitin 2018 për të mbështetur rrugën e vendit tonë drejt Aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button