Kina është duke krijuar ushqime të reja në hapsirë

Në pamje të parë ata janë identikë me çdo kalli tjetër gruri që mund t’i gjesh në gjithë botën, por fushat e gjera të të korrave në Kinën verilindore nuk janë bimë të zakonshme – ato u krijuan në hapësirën e jashtme, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Ata njihen si Luyuan 502 dhe janë lloji i dytë më i përhapur i grurit në Kinë. Bimët u shumuan nga farat që u hodhën në orbitë 340 km mbi sipërfaqen e Tokës. Në ambient të ndryshëm me gravitet të ulët dhe jashtë mburojës magnetike mbrojtëse të planetit tonë, ata pësuan ndryshime delikate në ADN. Atyre ju ndikoi në cilësinë dhe i bënë ata më tolerantë ndaj thatësirës kështu ata janë të afta për t’u rezistuar më mirë sëmundjeve të caktuara.

Ato janë duke u shumuar me disa ndryshime në ADN, por e rëndësishme është që po edhe në një anije kozmike dhe stacion hapsinor po zhvillohet kultura ushqimore. Këtu ato i nënshtrohen mikrogravitetit dhe bombardohen nga rrezet kozmike, të cilat nxisin bimët të ndryshojnë – një proces i njohur si mutagjeneza hapësinore.

Ndërsa disa nga mutacionet i lënë bimët të paaftë të rriten, të tjerat mund të jenë të dobishme. Disa bëhen më të fortë dhe të aftë për t’i bërë ballë kushteve më ekstreme të rritjes, ndërsa të tjerët prodhojnë më shumë ushqim nga një bimë e vetme ose rriten më shpejt ose kërkojnë më pak ujë. Kur kthehen në Tokë, farat nga këto bimë të shumuara në hapësirë ​​i nënshtrohen shqyrtimit të kujdesshëm dhe riprodhimit të mëtejshëm për të krijuar versione të qëndrueshme të kulturave popullore.

Në një botë që përballet me presion në rritje mbi bujqësinë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe zinxhirëve të cenueshëm të furnizimit, të cilat kanë nënvizuar nevojën që të korrat të rriten më afër vendit ku hahen, disa studiues tani besojnë se mbarështimi në hapësirë, i njohur gjithashtu si mutagjeneza hapësinore, mund të ndihmojini ata të përshtatin të korrat ndaj këtyre sfidave të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button