Në vend të Zudi Kokës, Danella Arsovska e emëroi Kosana Maznevën nga VMRO-DPMNE, drejtoreshë të Higjienës Komunale

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot e ka emëruar për drejtoreshë të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale, Kosana Mazevën nga VMRO-DPMNE, pasi paraprakisht e shkarkoi drejtorin e vetëm të ndërmarrjeve publike në Qytetin e Shkupit, Zudi Koka për shkak të incidentit gjatë protestave antievropiane në Shkup, ku vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Mazneva ka më shumë se 15 vite përvojë, prej të cilave ka punuar si udhëheqës Sektorit të Natyrës në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, inxhinier përgjegjës dhe këshilltare për mjedis jetësor në Sh.A. Elektranat e Maqedonisë dhe ish deputete në dy mandate. Arsimimin e lartë e ka mbaruar në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Përndryshe, shkarkimi i Zudi kokës u bë shkak që Aleanca për Shqiptarët ta ndërpret bashkëpunimin me Danella Arsovskën, të cilën e kishte përkrahur gjatë zgjedhjeve lokale ku garonte kundër Petre Shilegovit të LSDM-së.

Qyteti i Shkupit nën udhëheqjen e Arsovskës nuk ka asnjë drejtor të ndërmarrjeve publike me kombësi shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button