“Prizma”: Reklamat qeveritare do të bëhen fushata të detyrueshme me interes publik

Ndryshimet në ligjin për media jo vetëm që pezllojnë plotësisht ndalimin e financimit shtetëror të radiove dhe televizioneve private, por u garantojnë mediave edhe masë vjetore prej 0,1 për qind të të ardhurave buxhetore të shtetit (rreth 3,5 milionë euro) dhe gjysmë për qind nga buxhetet e 81 komunave, njofton “Prizma”, transmeton Portalb.mk.

Këtë e parasheh draft-propozimi i ndryshimeve në Ligjin për AShMAAV, te i cili arriti BIRN, e që është dorëzuar në Kuvend, por ende nuk është në procedurë të kuvendit.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së në pushtet, Jovan Mitreski, ka konfirmuar për BIRN se një propozim të tillë e ka marrë javën e kaluar dhe ua ka shpërndarë koordinatorëve të grupeve parlamentare dhe pret reagim nga ata. Kolegu i tij nga VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, nga ana tjetër, ka dëgjuar se ka pasur propozim, por nuk e ka parë.

BIRN, dy muaj më parë, njoftoi se në Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës (MShIA) është formuar një grup pune për ndryshimin e ligjit për median.

Trazirat politike të vitit 2015, të kurorëzuara me marrëveshjet e Përzhinës, i dhanë fund praktikës së reklamave të diskutueshme qeveritare.

Pasi LSDM fitoi pushtetin, në nenin 102 vendosi ndalimin e drejtpërdrejtë të reklamave shtetërore, për të parandaluar ryshfetin indirekt të mediave që ishte modus vivendi i propagandës së qeverisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE.

Me ndalimin, shteti dhe komunat nuk duhet të shpenzojnë para për informimin dhe njohjen e publikut me shërbimet dhe aktivitetet e tyre përmes transmetuesve privatë, pra përmes televizionev dhe radiove.

Në të ardhmen, nëse deputetët pranojnë ndryshimet e ligjit, ndalimi do të hiqet dhe shteti do të mund të financojë lirisht mediat.

“Neni 102 fshihet”, shkruan qartë në propozim-ndryshimet deri te të cilat ka arriut BIRN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button