Përfundon afati për subvencione bujqësore

Afati për parashtrimin e kërkesave për subvencione bujqësore për vitin 2014 përfundon nesër, 31 maj.

Agjencia për pagesë i fton të gjithë bujqit e interesuar, të cilët ende nuk kanë aplikuar, menjëherë të drejtohen në Njësitin rajonal të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku kanë regjistruar ekonomi bujqësore që të parashtrojnë kërkesë në afatin e caktuar.

Kërkasa parashtrohet në rrugë elektronike pa dorëzim të dokumentave, mbi bazë të të dhënave paraprakisht të evidentuara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe Regjistrit për identifikim dhe regjistrim të kafshëve shtëpiake.

-I përkujtojmë rritësit e gjedheve, dhenve, dhive dhe bletëve para parashtrimit të kërkesave detyrimisht ta verifikojnë edhe nevojën e azhurnimit të gjendjes së kafshëve në shoqërinë veterinare, me të cilën kanë lidhur marrëveshje, kumtoi Agjencia.

Lajme të ngjashme

Back to top button