RMV, hyri në fuqi Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Me ligjin e ri, në lidhje me regjistrimet në regjistrin e pronarëve të vërtetë, janë paraparë ndryshime në afatet për regjistrim, subjektet që janë të detyruar të bëjnë regjistrimin në kuadër të të njëjtit, si dhe qasje e re në përcaktimin e pronarit real në fondacione, transmeton Portalb.mk

Sipas tekstit të ri të LKPPFT (Ligjit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit), njoftuan sot nga Regjistri qendror, afati ligjor për futjen e të dhënave për pronarët e vërtetë është 15 ditë nga regjistrimi i subjektit afarist në regjistrin tregtar dhe në regjistrin e personave të tjerë juridikë, pra 15 ditë nga ndryshimi i të dhënave për pronarin e vërtetë.

“Përveç tjerash, si subjekte që detyrohen të regjistrojnë pronarin e ligjshëm në regjistër me zgjidhjen e re ligjore, janë edhe personat juridikë aksionet e të cilëve janë të listuara në treg të organizuar letrash me vlerë, për të cilët parashikohet afat prej tre muajsh për ekzekutimin e këtij obligimi nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, sqarohet në deklaratën e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Teksti i ri i ligjit parashikon qasje të re në përcaktimin e pronarit të vërtetë të fondacioneve. Fondacionet edhe me rregulloret ekzistuese për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, nënvizohet, kishin detyrim të regjistrojnë pronarin e vërtetë në regjistrin e pronarëve të vërtetë.

Në funksion të ndryshimit të paraqitur, të njëtit duhet të kontrollojnë: nëse kanë futur të dhëna për pronarin real në regjistrin e pronarëve realë dhe nëse të dhënat e futura për pronarin e vërtetë janë në përputhje me përcaktimin e ri nga LKPPFT.

“Nëse fondacionet konstatojnë se është e nevojshme të harmonizohen me dispozitat e reja ligjore, është e nevojshme që të dhënat të futen(ndryshohen) në regjistrin për pronarë të vërtetë në afat prej 15 ditëve, duke filluar nga data 12.07.2022. Nëse ndryshimi ka të bëjë vetëm me harmonizimin e përkufizimit të ri ligjor, data e dorëzimit të aplikacionit shënohet si datë treguese në aplikacion”, thuhet në njoftimin e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button