Edhe 3 milionë euro subvencione nga qyteti i Shkupit për NTP “Shkupi”

3 milionë euro shtesë subvencione do t’i paguhen nga buxheti i Qytetit të Shkupit për NTP “Shkupi” për shkak të vështirësive operative dhe transportit pa pagesë me autobus për pensionistët. Me buxhetin për vitin 2022, kah fillimi i vitit, ndërmarrjes publike i janë paguar subvencione në vlerë prej 5.6 milionë euro. Në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit është marrë vendim që shuma e subvencioneve të rritet për 3 milionë euro shtesë, transmeton Portalb.mk.

Pra, artikulli për zbatimin e masës transport me autobus falas për pensionistët nga 40 milionë denarë rritet në 100 milionë denarë, përkatësisht nga 650.000 euro në 1,6 milionë euro. Në fillim të vitit për vështirësi në funksionimin e kompanisë janë paguar 250 milionë denarë ose 4 milionë euro dhe për momentin ai artikull është rritur në 370 milionë denarë ose plus 2 milionë euro.

NTP “Shkup” me vite është në humbje dhe për të mundësuar pagesën e pagave të punëtorëve dhe shlyerjen e obligimeve ndaj furnitorëve, vazhdimisht merr subvencione nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

Kryetarja Danela Arsovska në fushatën e saj zgjedhore premtoi transport falas me autobus për të gjithë qytetarët, ndërsa pas marrjes së detyrës tha se premtimi do të realizohet për dy vite.

Tani pensionistët, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët lëvizin pa pagesë në transportin publik. Në seancën e djeshme është marrë vendim që bileta falas për gjimnazistët të jetë e vlefshme edhe gjatë pushimeve verore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button