fbpx

Vazhdojnë kërkimet për Martinin në ujërat e detit Egje

Shërbimi bregdetar grek vijon sot kërkimet për 28-vjeçarin Martin, i cili u zhduk pasditen e së shtunës në detin Egje pranë Halkidikit. Ekipet e shpëtimit me tre mjete lundruese dhe katër automjete patrullimi që nga mëngjesi i sotëm janë në kërkim të turistit nga Maqedonia e Veriut. Sot pritet që në kërkim të përfshihet edhe një aeroplan pasi kushtet atmosferike janë më të favorshme se 24 orët paraprake, transmeton Portalb.mk.

Ditën e djeshme roja bregdetare greke ka kontrolluar bregdetin, ku është përfshirë edhe një dron nënujor. Nëna dhe vëllai i Martinit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbërritën në Halkidiki.

Ai është ende i zhdukur pasi rrymat detare e futën në det atë dhe dy miqtë e tij, tashmë të shpëtuar, në plazhin e famshëm Miti në Poseidi, Halkidiki.

Më 9 korrik, 30-vjeçari Ivan, së bashku me dy miqtë e tij, Vasil (25) dhe Martin (28), festoi ditëlindjen në plazhin Mitis, në Halkidikit, Kasandra. Vasili dhe Martini vendosën të hynin në det për të notuar, por në momentin që vunë re se rrymat detare ishin jashtëzakonisht të forta, tashmë ishte tepër vonë për t’u kthyer. Ivan e kuptoi se diçka nuk shkonte. Duke parë se shokët e tij ishin në rrezik, 30-vjeçari vendosi të futet në ujë për t’i ndihmuar. Por rrymat e forta detare – të cilat pengojnë edhe vendasit të notojnë atje – e morën edhe atë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë mbrëmjes nëna e shtetasit të zhdukur M.J. u prit nga Konsulli i Përgjithshëm në Selanik, i cili vazhdon të komunikojë ngushtë me autoritetet kompetente greke dhe është në dispozicion për çdo ndihmë të nevojshme.

Mediat greke publikojnë listë me plazhet më të rrezikshme të Greqisë, ku përfshihet edhe Mitis pranë Poseidonit, pasi këtu gjiri i Selanikut takohet me detin Egje dhe për shkak të baticave, lëvizja e rrymave detare ndryshon. Kur fryn erë jugore, kthehet në drejtim të vendit të Poseidonit dhe kur fryn erë veriore, atëherë rrymat ndryshojnë drejt gjirit të Selanikut.

Në kushte të caktuara klimatike, një numër i madh plazhesh në Greqi janë të mbyllura për vizitorët, dhe ndër to janë plazhet e Lalaria (Skiathos), Matala (Kretë), Nas (Ikaria), Chorefto (Pelion), Platia Amos (Kefalonia), Kalami (Kythira) )…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button