Si ia shpëtoi jetën Ivanit topi i vogël i lëkurës i Tanosit dhe Trifonit

Kur Tanosi 6-vjeçar dhe 11-vjeçari Trifon, së bashku me prindërit e tyre e kanë humbur topin e vogël të lëkurës në plazhin Evgati në ishullin Lemnos, nuk kanë mundur as të supozonin se ai 10 ditë më vonë do t’ia shpëtojë jetën Ivanit më shumë se 130 kilometra larg prej tyre, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Sipas informacioneve të portalit grek Voria.gr, më 30 qershor fëmijët kanë qenë duke luajtur me topin e tyre të preferuar derisa në momentin kur ai u jka dalur jashtë kontrollit dhe rrymat e detit e kanë tërhequr. Në fakt, një notues i cili në atë moment rastësisht është gjendur në vendin e ngjarjes ka tentuar ta kapë, por pa sukses.

Nëntë ditë më vonë, më 9 korrik, 30-vjeçari Ivan, së bashku me dy miqtë e tij, Vasili (25) dhe Martini (28), e ka festuar ditëlindjen në plazhin Mitis, në krahun e parë të Halkidikit, Kasandra. Vasili dhe Martini kishin vendosur të hynë në det për të notuar, por derisa e kanë vënë re që rrymat detare ishin jashtëzakonisht të forta, kishte qenë tepër vonë për t’u kthyer. Ivan e kishte kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Duke e parë se shokët e tij ishin në rrezik, 30-vjeçari ka vendosur të futet në ujë për t’iu ndihmuar. Por rrymat e forta detare – të cilat i pengojnë edhe vendasit të notojnë atje – e kanë bartur edhe atë.

Policia bregdetare greke e shpëton Vasilin qysh atë ditë, falë një sërfisteje e cila e kishte vërejtur atë në ujë, ndërsa rrymat i kanë tërhequr Ivanin dhe Martinin.

Ivani u gjet më 10 korrik, pasi kaloi 18 orë në ujë duke mbajtur topin e njëjtin të lëkurës që Tanosi dhe Trifoni e kishin humbur 10 ditë më parë në ishullin Lemnos, më shumë se 130 kilometra larg.

Duke u mbajtur për topi, Ivani ia del të qëndrojë në sipërfaqe të ujit për shumë orë, topi i ka ndihmuar të pushojë dhe të marrë frymë që të mos hiqte dorë nga noti i lodhshëm disaorësh.

Në deklaratë për Voria.gr, Ivani ka thënë se topi edhe pse ishte gjysmë i fryrë, i ka ndihmuar të mbetet gjallë.

Fokusi i hetimit tani është anëtari i tretë i grupit, Martini 28-vjeç. Sipas Voria.gr, ai është notues pa përvojë, kurse tashmë janë bërë rreth 40 orë në det. Megjithatë, siç dëshmoi historia me Ivanin dhe topin e Tanosit dhe Trifonit, shpresa vdes e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button