NTP Shkup: Linjë e re autobusi Radushë – Saraj

Drejtori i NTP -Shkup, Aleksandar Stojkovski, sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit për pyetje të këshilltarëve njoftoi se ndërmarrja është duke punuar për futjen e linjës së re të autobusëve Radushë – Saraj.

“Kjo linjë futet me kërkesë të banorëve, dhe pas analizës së përgatitur e cila është në fazën përfundimtare nga NTP- Shkup. Linja e re do të përmirësojë dukshëm lidhjen e vendbanimit të Radushës me Sarajin, ndërsa banorët e Radushës do të kenë transport të rregullt”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Stojkovski në seancën e sotme theksoi se nuk ka vonesa në linjat e rregullta të autobusëve për komunën e Sarajit, dhe se bëhet fjalë për praktikë e rregullt të qarkullimit të autobusëve sipas orarit veror me numër të reduktuar të linjave.

“Me qëllim të përmirësimit të transportit publik, Qyteti i Shkupit me përkushtim po punon në futjen e linjave të reja të autobusëve, ndërsa në seancën e sotme të Këshillit është miratuar Vendim që të futen edhe dy linja të rregullta autobusësh”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button