Sela: Rruga që trasoi Arbër Xhaferi do të jetë platforma e lëvizjes për të nxjerrë në dritë PDSH

Kryetari i Strugës, Zijadin Sela në Alsat-M, ka folur për mosmarrëveshjet në PDSH, politikën që e bën kjo parti si dhe ballafaqimin përballë politikës anti shqiptare që e bën qeveria.

“Nëse nuk ndryshon Menduh Thaçi ne nuk do të rijmë duar kryq. Do të dilet me lista, me lëvizje. Platforma e kësaj lëvizje do të jetë platforma e PDSH-së dhe rrugën që trasoi Arben Xhaferri do të jetë udhërrëfyesi jonë. Ka ardhur koha që PDSH të dalë në dritë”.

“Ka pakënaqësi dhe guxim në PDSH. Presim të formohet qeveria. Duam të dijmë kush është opozita”.

“Kalkulohet me poste ministrore. Gjëja më e mirë është që të dyja të jenë pjesë e qeverisë. periudha e fundit ka filluar të më pëlqejë”.

“Deri në momentin kur projektet e maqedonasve nuk varen nga shqiptarët, por projektet e shqiptarëve varen nga votat e maqedonasve ne nuk kemi arritur asgjë”, thotë Sela.

“Blof ishte meseleja e BDI-së për  presidentin konsensual. Unë isha kundër që PDSH të nxjerrë kandidat për president”.

“PDSH duhej të merreje me demaskimin e BDI-së si pjesë e pushtetit më e përgjegjshmja dhe më e thirrura dhe më fajtorja se ne po numërojmë dështimet”.

“E pata thënë që BDI-ja nga Kërçova deri në Likovë e kanë pushtetin dhe do t’i shantazhojnë votuesit në raundin e dytë”.

“Në momentin që na rrezikohen fëmijët të çfarëdo subjekti politik ne duhet të jemi unik. Gjërat lëvizin në mënyrë të gabuar”.

“Ne jemi pa parti opozitë shqiptare në kuvend”.

“Unë nuk do të doja si lider partie të takohesha me njerëz të tjerë të shërbimeve sekrete”.

“Duhet të hapim një faqe të re, partitë duhet të garojnë mes vete, por kur të bëhen fjalë për interesat shqiptare duhet të jemi të bashkuar”, tha Sela mes tjerash.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button