Charles Michel: Gjenocidi i Srebrenicës është kujtesë së duhet të punojmë së bashku për paqen në Evropë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se gjenocidi në Srebrenicë paraqet një nga ngjarjet më të errëta të historisë moderne evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky përvjetor gjithashtu është një përkujtues, se duhet të punojmë bashkërisht për paqen në Evropë, dhe se Bosnjë e Hercegovina duhet të bëhet pjesë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Michel në Twitter me rastin e 27-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shtuar Michel.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button