Prej 21 deri në 24 korrik në Gostivar do të mbahet “The Park Festival” (VIDEO)

Prej 21 deri në 24 korrik, në Gostivar do të mbahet festivali muzikor “The Park Festival”, në të cilin do të marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj, njofton Portalb.mk.

Në festivalin, i cili është shndërruar në një traditë për qytetin. do të marrin pjesë artistë të zhanreve të ndryshme si hip-hop, rock, jazz, muzikë elektronike dhe është i dedikuar për grup-mosha të ndryshme.

Sllatkaristika, 2 Bona, Dijana OG, ZeeBomb, Matej Foltz, DJ Che, DJ Metto, Noizy, Yll Limani, MC Kresha, Lyrical Son, Keepman, Laura&Band, Agoni, Dolly, Fl4murs, Wayv, DJ Kockout, Gabriel Ananda, Secret 47, M.I.M, Sir Fix, Cass dhe Jerton, janë emrat e artistëve që do të marrin pjesë.

Të interesuarit biletat mund t’i gjejnë në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë në pika të caktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button