fbpx

Ambasadori i ri britanik kontestin me Greqinë e ka vlerësuar të ndërlikuar

Ambasadori i ri britanik në Maqedoni, Charles Edmund Garrett kontestin e emrit me Greqinë e ka vlerësuar si një situatë të ndërlikuar.

Këtë ai e bëri të ditur pas dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, me çka ambasadori i ri i Londrës zyrtare nisi edhe zyrtarisht detyrën e tij. Garret vjen në detyrë pas mbarimit të mandatit të ambasadorit Christopher Yvon.

“Mendoj se nëse punojmë së bashku mund t’i çojmë përpara çështjet e brendshme dhe të jashtme”, tha ambasadori Garret, duke iu referuar para së gjithashtu kontestit të emrit.

pyetur mbi mundësinë që Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim në Samitin e NATO-s, ambasadori i ri britanik tha se, ka dhe disa muaj deri në mbajtjen e Samitit, ndaj dhe “duhet pritur sesi do të zhvillohen gjërat”. Garret tha se mezi pret të nisë të punojë më Qeverinë në disa çështje të rëndësishme për Maqedoninë dhe për Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button