Paixao: Neymar është përmirësuar fizikisht

Trajneri i fitnesit në kombëtaren braziliane, Paulo Paixao ka dhënë një vlerësimi për sulmuesin e Barcelonës , Neymar.

Paixao është shprehur i kënaqur me zhvillimin fizik të Neymarit që nga transferimi i tij tek Barcelona.

Sipas tij 22-vjeçari është rikuperuar plotësisht nga një lëndim në këmbë dhe tani ai ka për detyrë të ndihmojë kombëtaren e tij në Kupën e Botës.

“Neymari vazhdon të na jap besimin. Ai nuk është përmirësuar vetëm fizikisht, por edhe në aspektin e eksperiencës duke luajtur për Barcelonën”.

“Ai ka kundër lojtarëve të mrekullueshëm që janë në Evropë dhe ka marrë mjaft eksperiencë, e cila na jep shumë besim se ai mund të bëjë edhe më shumë në Kupën e Botës”, deklaroi Paixao./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button