Maqedonia dhe Ukraina do të luftojnë sonte për titullin evropian në “Counterstrike”.

Federata e E-Sportit e RMV-së njofton se sonte nga ora 19:00 Kombëtarja e Maqedonisë do të luftojë kundër ekipit të Ukrainës për të fituar titullin e Kampionatit Evropian në lojën “Counter”, transmeton Portalb.mk.

Gara për vendin e parë pason pasi dje kombëtarja e RMV-së e mposhti kombëtaren e Serbisë me rezultat 2:1 dhe u kualifikua në finale.

Transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes së sotme finale mund të ndiqer në kanalin Twitch të Federatës së E-Sporteve të RMV-së në linkun e mëposhtëm.

Kampionati Europian mbahet në qytetin rumun të Oradeas.

Lojtarët më të mirë të “Counterstrike” nga vendi formuan ekipin e Maqedonisë prej pesë anëtarësh që garojnë në Kampionatin Evropian: Jane “aidKiT” Apostoloski, Damjan “kyxsan” Stoilkovski, Pavle “stYleEeZ” Stojanovski, Aleksandar “CacaNito” Qulukoski dhe Daniel “dan1″ Gligorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button