Të hënën koordinim në Parlament për propozimin francez, do të dihet se kur do të jetë seanca plenare

Të hënën mund të dihet se kur do të debatohet në Kuvendin e Maqedonisë për propozimin francez. Në koordinimin e rregullt të së hënës në Kuvend, duhet të diskutohet se kur mund të mbahet seanca plenare për informimin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, transmeton Tv 21.

E paqartë është prania e koordinatorit të grupit parlamentar të opozitës VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, i cili kërkoi që të dhënat t’i kthehen qeverisë për shkak se nuk i ka dokumentet kryesore. Lidhur me propozimin francez, dje dolën me qëndrim edhe Komisioni Evropian edhe SHBA.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se për seancën në rendin e ditës të së cilës do të caktohen informatat do të diskutohet në koordinimin të hënën, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.

Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, raQeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button