Hidhet në erë ndërtesa 9-katëshe në Golem (Video)

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka shembur sot rreth orës 15:00 me eksploziv pallatin 9-katësh në pronësi të biznesmenit Enver Shala, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Ndërkaq autoritetet lokale të Durrësit njoftuan se, nga ora 14:00-15:00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Durrës-Kavajë.

Pallati qëndronte prej thuajse dy javësh i bllokuar nga inspektorët e INUK-ut, të cilët kishin njoftuar shembjen e tij, pasi ishte ndërtuar pa leje.

Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e banorëve dhe bizneseve në afërsi të vendit ku do të kryhet shpërthimi për t’u distancuar sipas një perimetri sigurie që do të paracaktohet nga ana e policisë së qytetit bregdetar.

Sipas INUK pallati 9-katësh nuk ka dokumentacionin përkatës, prandaj është bllokuar prej ditësh ndërsa janë kryer matjet dhe vendosja e lëndës eksplozive./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button