U bind nga Conte, qendërmbrojtësi francez u zyrtarizua te Tottenhami

Pas zyrtarizimit të Kessié-t dhe Christensen, Barcelona mendon edhe për largimet. Lëvizja e parë në dalje tashmë është zyrtare. Clement Lenglet i bashkohet Tottenhamit në formë huazimi për një sezon, pa asnjë mundësi blerjeje, shkruan Super Sport.

Qendërmbrojtësi francez mbërriti në Londër ditë më parë për të mbyllur transferimin dhe pasi plotësoi të gjitha dokumentet u zyrtarizua këtë të premte.

Lenglet ka vendosur t’i bashkohet një ekipi që luan në Champions, ku pritet të jetë titullar i padiskutueshëm. Francezi kërkohej edhe nga Juvja, por ai ka zgjedhur t’i japë “OK”-in Tottenhamit pas interesimit të Contes.

Lenglet pret të luajë në vazhdimësi për të bindur edhe Deshcamps që ta grumbullojë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Barça bën lëvizjen e parë, tani pritet të largohen emra të tjerë si: Umtiti, Riqui Puig, Neto, Braithwaite, Trincao dhe Mingueza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button