LDK parasheh lidhjen e Dragashit me Tetovën

Të interesuar që ta zhivillojnë komunën e Dragashit janë shfaqur sot Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të enjten në këtë komunë se gjatë katër viteve të ardhshme, do të trefishohen investimet në bujqësi dhe do të krijohen 120 mijë vende punë, për ata që kërkojnë punë.

Krahas kësaj, Mustafa ka thënë se LDK mund t’ju siguroj të rinjve të Dragashit dhe të Kosovës shkollim cilësor, punë dhe mirëqeni sociale.

E Mustafa e ka menduar edhe një gjë tjetër për zhvillimin e kësaj komune.

“Plani i LDK-së parasheh lidhjen e Dragashit me Tetovën, zhvillimin e turizmit fshatar, zhvillimin e blegtorisë. Të gjitha projektet që i kemi premtue do t’i realizojmë. Ne jemi të interesuar që të zhvillohet Dragashi dhe familjarët e juaj, jo vetëm ata që jetojnë këtu, por edhe ata në diasporë. Ne do t’ju sigurojmë kushte dhe mundësi për tu kthyer në Kosovë dhe atë përvojë, shkollim dhe dije që e kanë marr ë në botën perëndimore ta shfrytëzojnë në të mirë të familjeve të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi”, ka thënë kreu i LDK-së.

Isa Mustafa ka thënë po ashtu se LDK-ja nuk jep premtime që nuk i mban.

“Ne kemi premtuar krijimin e 120 mijë vendeve të punës, jo 200 mijë sa Hashim Thaçi, sepse 200 mijë nuk mundet askush. Sipas kësaj llogaritje i bie që 50 mijë veta duhet të punësohen në vit dhe kjo është e pamundshme”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se qëllimi i tij është që misionin e ri të Hashim Thaçit ta çojnë në pension, sepse ai nuk ka qeveris mirë dhe nuk i ka realizuar premtimet e tij.

“Ata kanë premtuar se do të punësojnë njerëz dhe nuk ia kanë arrit qëllimit. Më 2009 në Kosovë janë punësuar 16 mijë njerëz, ndërsa në vitin 2013 vetëm gjashtë mijë, kur dihet se nga 26 deri në 30 mijë hyjnë në vit në tregun e punës”, ka thënë Mustafa./kp/

Lajme të ngjashme

Back to top button