Borrel dhe Blinken e përshëndetën propozimin francez: Fryma e kompromisit konstruktiv duhet të frymëzojë

Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borel dhe sekretari shtetëror i SHBA-së në një dekaratë të përbashkët kanë mbështetur propozimin francez, transmeton Portalb.mk.

“E përshëndesim propozimin me kompromis i cili i merr parasysh interesat dhe shqetësimi edhe të Maqedonisë së Veriut edhe të Bullgarisë, duke u bazuar në respektin e dyanshëm, besimin dhe mirëkuptimin. Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur tutje fryma e kompromisit konstruktiv, në të cilën bazohet integrimi evropian, duhet të vazhdojë t’i inspirojë të gjithë të përfshirët në procesin historik”, porositën Borel dhe Blinken.

Ata thonë se “në këtë moment kritik në historinë evropiane, të shënuar nga agresioni i paarsyeshëm i kryer nga Rusia ndaj Ukrainës, afrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është çelësi i përforcimit të kohezionit dhe rezistencës së gjithë kontinentit evropian.

“Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet dhe përcaktimet e BE-së, dy vendet janë të gatshme të ndërmarrin hapin e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE”, konstatuan Borel dhe Blinken.

Në fund të deklaratës, potencohet se BE dhe SHBA janë të përkushtuara në bashkëpunim më të afërt me Ballkanin Perëndimor.

“Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe shndërrimi në realiteti i ardhmërisë së tyre evropiane dhe euro-atlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, porositën nënkryetari i KE-së dhe sekretari shtetëror i SHBA-së.

Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button