​Ish-myftiu i Bosnjës kandidon për president

Ish-myftiu i madh i Bosnjës, Mustafa Ceriq, ka njoftuar se do të kandidojë për ulësen boshnjake në presidencën tre palëshe të Bosnjës.

Zgjedhjet presidenciale në këtë vend, do të mbahen më 8 tetor. Kleriku me ndikim në Bosnje ka thënë se do të kandidojë si i pavarur.

Dy ulëset e tjera në presidencë, janë të rezervuara për një kroat dhe një serb.

Kleriku i cili ka dhënë dorëheqje në vitin 2012 pasi e ka udhëhequr për 19 vite komunitetin islamik të Bosnjes, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë “shansi i fundit” për t’iu dhënë fund grindjeve kronike etnike midis boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve të Bosnjës.

Marrëveshja e Dejtonit e cila i ka dhënë fund luftës së viteve 1992-1995, e ka ndarë këtë vend në Federatën Boshnjake Kroate dhe Republikën Serbe.
Rivali kryesor i klerikut, pritet të jetë Bakir Izetbegoviq, anëtar aktual i presidencës trepalëshe./kp/

Lajme të ngjashme

Back to top button